Një superoperacion i përbashkët mes autoriteteve shqiptare e atyre italiane është finalizuar me arrestimin e 37 personave dhe sekuestrimin e 3 tonë e gjysmë drogë me vlerë prej 40 milionë euro. Të arrestuarit ne Shqipëri dhe Itali, akuzohen për trafik ndërkombëtar të marijuanës, kokainës dhe kanabisit.

Mediat italiane shkruajnë se operacioni i finalizuar mëngjesin e kësaj të marte i koduar me emrin “Kulmi”, është kryer në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Anti-Mafia dhe Autoritetet Shqiptare.

Në total janë ndaluar gjatë kësaj kohe 37 persona, nga të cilët 10 janë italian dhe 27 të tjerë janë shqiptare ( të arrestuar në Tiranë, Vlorë dhe Itali). Ne mesin e te arresturave ne Itali eshte edhe nje polic qe ka qene me sherbim ne stacionin e policise ne Bari.

25 persona janë lënë në burg ndërsa 12 të tjerë janë lënë në arrest shtëpi, mirëpo ende nuk ka emra konkrete.

Policia shqiptare ndërkohë ka sekuestruar edhe skafin e grupit kriminal që përdorej për transportin e lendes narkotike. Mjeti lundrues me 2 motorë të fuqishëm është kapur në një magazinë në Panaja et Vlores ndërsa nisej cdo tre dite drejt italise.

Ky skaf i ka shpëtuar disa herë monitorimit të Guarda Di Financa-s, ndërsa lokalizimi është bërë nëpërmjet sistemit satelitor të Anti-mafias.

Autoritetet italiane bëjnë me dije grupi kriminal besohet të ketë nisur aktivitetin që prej vitit 2015. Hetimet në mënyrë të vecante janë bërë nga marsi i 2017 deri në janar 2019. Këto hetime kanë zbuluar veprimtarine kriminale të 27 personave që ushtronin veprimtari kriminale në Bari, Puglia dhe në Shqipëri.
Në vendin tonë, gjithcka kontrollohej nga një grup i fuqishëm kriminal që e kishte qëndrën në Vlorë.

Antim-mafia italiane ka monitoruar në mënyrë të vecante falë bashkëpunimit me autoritetet shqiptare, lëvizjet e grupit kriminal në Shqipëri. Droga nisej si në rrugë tokësore ashtu edhe në rrugë detare drejt Italisë. Në mënyrë të vecante linja më e preferuar ishte ajo mes Vlorës dhe Puglias me gomone oqeanike. Ndërsa nga toka parapëlqehej që droga të kalonte nëpërmjet korriereve italian që ishin më të besueshëm. Rasti i fundit ishte ai i një cifti italian të kapur në Sarandë, makina e të cileve, një kamper turistik, ishte mbushur me më shumë se 500 kg marijuane.

Provat janë tepër të forta pasi në disa raste skafiste dhe korriere janë kapur në flagrancë me hashash, kokainë, marijuanë dhe kallashnikov. KOhet e fundit një dege e grupit të madh kriminal ishte fokusuar në falsiffikimin e dokumentave. Rol të rëndësishëm në shtyrjen përpara të hetimeve në këtë rast ka qënë edhe investigimi dhe realizimi I operacionit të madh antidroge nga policia shqiptare të koduar “SHEFI” në 14 mars 2018, ku u arrestuan 43 persona.

Të dhënat tregojnë se në të dyja operacionet kemi të bëjme me një organizate të fuqishme kriminale me bazë në Vlorë.

Edhe shumë prej 4 milione euro që iu sekuestrua grupit kriminal ishte e gjitha në Vlorë, mes tëcilave një fabrike e përpunimit të kafes, një shoqëri tregtare që merrej me tregtimin e pijeve alkoolike, një bar-restorant, 15 apartamente, një terren gati për të ndërtuar pallat dhe 7 autovetura të një cilindrati të madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *