E diel, 25 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Vllaznia mund Malishevën, Shkodranët fitojnë 2 me 1 dhe shkojnë të favorizuar në Kosovë, mundet Dinamo City

Nga Ervin Sina

Vllaznia mundi Malishevën 2 me 1 në takimin e parë të Conference League, duke shkuar në  duelin e kthimit në Kosovë  me një  avantazh të lehtë në kuadër të  objektivit për tu kualifikuar në raundin e dytë.

Reklamë

Në stadiumin “Loro Boriçi” ishin miqtë që shënuan të parë përmes një goli spekakolar nga goditja e këndit nga Xhylani.

Në fakt të tre golat e ndeshjes ishin shumë të bukur. Konkretisht shkodranët barazuan në minutën e 37 përmes në gjuatje të fortë paksa prirët në zonë  të  Klinti Qatos në minutë e 37.

Reklamë

Skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes në barazim 1 me 1, ndërsa episodi që e ndryshoi sfidën ishte kartoni i kuq i Skovgaard në minutë e  55.

Vetëm pak sekonda më  vonë blerja e fundit në merkato, Musta që erdhi nga Elbasani shënoi një gol spektakolar nga një  goditje dënimi, që do të rezultonte deçiziv për Vllazninë bashkë me pritjet e portierit Jukaj.

Trajneri Edi Martini nuk i kurseu fjalët pozitive për lojtarët duke mos e fshehur faktin se kjo ka qënë një javë stresuese për të gjithë pasi kuqeblute mezi bënë  një ekip për të  luajtur si pasojë  e mosfederimit të  shumë futbollisteve.

Shumë i kënaqur me debutimin e tij si protagonist tek Vllaznia edhe Emiljano Musta, ish kapiteni i Elbasanit.

Ndeshja e kthimit dhe vendimtare në  derbin e ekipeve shqiptarë të  kupës së vogël të Europës do të  luhet me 15 korrik. Ndërkohë në  Elbasan Arena, Dinamo City u mund 1 me 0 nga ekipi kazak, Astana.

Vazhdo të lexosh

Reklamë