Subscribe

Në ditën e dytë të vizitës së saj në Shqipëri, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur një fjalim në Kuvend.

Gjatë fjalës së saj, Osmani u shpreh se Shqipëria është atdheu i përbashkët dhe vatra që ëndërronin të jetonin qytetarët e Kosovës.

Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, ajo tha se nuk është përmbyllur ende.

 

“Shqipëria është jo vetëm atdheu i vëllezërve dhe motrave tona, është atdheu i përbashkët, vatra që ëndërronim të jetonim. U bë vatra jonë, që na mbajti gjallë ne dhe shpresën për liri. Ju jemi mirënjohës përjetë. Sot kur unë gjindem para jush lidhjet shpirtërore po thellohen. Shqipëria dhe Kosova rrjedhojë e alanvabe të fuqishmë. Po ecin krah njëra tjetrës. Sot duhet të kujtojmë të kaluarën e përbashkët, se këtu na solli sakrifica e një popullli të tërë. Sot, do të flas me këtë gjë dhe do të kërkoj që historia e Kosovës të mbahet mend dhe të rikujtohet që t’ia njohim vlerën. Pavarësia e Kosovës ka vulosur fatin e tij dhe të popujve në të gjithë Ballkanin. Historinë ne e kemi në krah. Këtë rrugëtim ne e bëmë me miqtë tanë. Qëndruan krah nesh që nga dita e parë e clirimit. Si e para grua në detyre dua të thërras gratë që t’i ndjekin synimet e tyre e se ëndrrat mund të njehesohen. Një ditë të gjitha ato do të jenë aty ku duhet dhe ku e meritojnë. Sikurse cdo shtet tjetër dhe Kosova dhe Shqipëri do të jenë aty ku e meritojnë kur 50 % të jetë aty ku duhet. Vullneti i Shqiptarëve të realizohet. Të kujtojmë 13 mijë të rënët për liri. Dialogu i Serbisë është ende i pambyllur do dialogojmë vetëm për njehsimin. Kosova nuk  mund ta shpërblejë Serbinë me territorin e saj, Serbia duhet të pendohet të kërkojë falje dhe të dënohet dhe jo të shpërblehet. Kjo duhet thënë me zë të lartë”, deklaroi Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *