Subscribe

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar bashkimin Evropian për qasjen në raport me Serbinë. Në një intervistë për Associated Press, Osmani  ka akuzuar Brukselin se po e trajtojnë Serbinë si një fëmijë të llastuar.

 

“Duhet të trajtohemi njëjtë gjatë këtij dialogu. Nëse ndodh kjo, atëherë shtrohet rruga për një dialog të suksesshëm në të ardhmen. Ata i mohojnë të gjitha krimet e tmerrshme që i kanë kryer në gjithë Jugosllavinë, por në veçanti ato në Kosovë gjatë të 90-ta”

 

Osmani është shprehur se në momentin që Serbia e pranon realitetin që Kosova është një vend i pavarur atëherë do të flitet për një dialog të suksesshëm.

 

Ende nuk ka pasur drejtësi për viktimat as pas më shumë se dy dekada pas përfundimit të luftës. Kur Serbia do e pranojë këtë realitet atëherë do të kemi një dialog të suksesshëm.

 

Dy ditë më parë presidenti serb Aleksandër Vuçiç bëri një deklaratë të fortë duke thënë se  Kosova dhe Serbia duhet të shmanget një konflikt i ngrirë si ai në rajonin e Nagorni-Karabakut.  Por më vonë kreu i shtetit serb u tërhoq duke thënë se qëndrimet e tij ishin keqkuptuar dhe se mbështet vetëm paqen në rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *