Subscribe

Me një ceremoni shtetërore Vjosa Osmani ka nisur  zyrtarisht kete te martë detyren si presidente e re e Kosovës.

 

Vjosa Osmani se bashku me kryetarin i Kuvendit Glauk Konjufca kane parakaluar ne tapetin e kuq perpara forcës së Sigurisë së Kosovës.

 

Pasi ka pranuar zyrtarisht detyrën e kreut të shtetin nga Konjufca , Osmani me bashkëshortin dhe dy vajzat kane hyri në Presidencë.

 

Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm ambasadorë të disa vendeve, kryeministri Albin Kurti dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.

 

Presidenca ka njoftuar se për shkak të pandemisë nuk është organizuar një ceremoni e madhe inaugurimi.

 

Presidentja, pritet të vizitojë qendrën e vaksinimit në prishtinë si dhe  do të bëjë homazhe në Prekaz dhe pranë varrit të ish-presidentit Rugova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *