Prokuroria e Posaçme ka reaguar zyrtarisht në lidhje me operacionin e zhvilluar mbrëmjen e së premtes në zemës të Tiranës ku u goditën disa call centera që dyshohet se për një periudhë të gjatë kanë arritur të mashtrojnë shtetas të huaj duke iu vjedhur miliona euro.
Sipas SPAK 8 persona janë arrestuar, e 3 të tjerë janë në kërkim, të dyshuar si të përfsirë në skemat e mashtrimit kompjuterik. Në formën e grupi të strukturuar criminal, ata kanë arritur që të mashtojnë mijëra qytetarë të huaj, italianë, gjermanë dhe në vende të tjera të Evropës.
Organi i posaçëm i hetimit sqaron se operacioni u nis pas një emisioni investigativ italian që denoncoi raste të shumta. Ishin vetë gazetarët italianë ata që i dorëzuan pranë SPAK materiale të bollshme për hetimet e mëtejshme.
BKH zbuloi se në një kullë në zemër të Tiranës ishte ngritur një call center ku përmes mashtrimit kishin arritur që të përfhinin mijëra shtetas të huaj për investime fictive në kriptomonedha.
Në njoftim SPAk shprehet edhe për dekonsirim të operacionit, pasi shton se ekzistojnë indicie të qarta se mbrëmjen e 15 janarit punonjës të call centerit kanë njoftuar pronarët për një ndërhyrje të mundshme. Pas kësaj, në orët e para të mëngjesit të ditës tjetër disa prej personave tashmë të arrestuar kanë larguar pajisjet dhe kanë boshatirur ambjentet duke i dërguar në një tjetër kullë luksoze po në zemër të kryeqytetit.
Gjatë kontrolleve në këtë ambjent u gjetën kompjutera, telefona, hard disqe, laptopë, karta të ndryshme SIM, dokumente, blloqe me shënime etj.
Në total me urdhër të SPAK janë kontrolluar 28 ambiente ku përfshihen banesa, automjete, zyra, garazhde.
Gjithashtu janë sekuestruar edhe automjete të përdorur nga autorët e dyshuar, motomjete si dhe një automjet luksoz i markës Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve të këtij aktiviteti./vizionplus.tv





