Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

Irani rrit çmimin e benzinës, masa e re hyn...

Gjermani/ AfD fiton shumicën në zgjedhjet në Saksoni-Anhalt

Pamje apokaliptike nga mali i Tërbunit! Zjarri del jashtë...

Netanyahu paralajmëron goditje të rëndë ndaj Teheranit: Fundi i...

Spektakël në Londër! Arsenali mposht Chelsea-n

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja...

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha: Diaspora të...

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e pandalshme në...

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt BE-së, por...

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në tokën që...

Dyshohet se vranë një person në Dibër në vitin 2018, arrestohen në Gjirokastër dy vëllezërit (EMRAT)

19 Janar 14:35

Dy vëllezër, Kelmend Krusa dhe Klodian Krusa, kanë rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e një personi në vitin 2018 në Dibër.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se gjatë operacionit janë sekuestruar 3 armë zjarri, municion luftarak, thikë, maskë dhe sende të tjera të paligjshme.

Po ashtu bëhet e ditur se të dy vëllezërit strehoheshin në Gjirokastër, aty ku u bë edhe arrestimi i tyre.

Njoftimi i plotë i policisë:

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale,  Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.

Të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e një shtetasi në vitin 2018, ndodhur në qarkun Dibër, kapen dhe arrestohen 2 vëllezër.

Gjatë operacionit, sekuestrohen 3 armë zjarri, municion luftarak, thikë, maskë etj.

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura më parë, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër, bazuar në hetimet e kryera për zbardhjen e një vrasjeje të ndodhur në vitin 2018, ndodhur  në qarkun Dibër, ka siguruar prova se dy prej shtetasve  të dyshuar të përfshirë në vrasje, strehoheshin në Gjirokastër.

Bazuar në këtë informacion, strukturat e DVP Dibër, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe strukturat e DVP Gjirokastër, në kuadër të operacionit “Tëins”, kanë arrestuar në Gjirokastër shtetasit:

K.K., 39 vjeç, dhe K. K., 39 vjeç, të dy banues në Gjirokastër (vëllezër).

Gjatë kontrollit të banesave të dy vëllezërve, iu gjetën dhe u sekuestruan 3 armë zjarri,(2 kallashnikovë dhe 1 pushkë), 1 armë e ftohtë (thikë), 3 krehëra, municion luftarak, 1 maskë dhe 3 aparate celularë.

Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të verifikuar nëse janë përdorur për vrasjen e vitit 2018 apo në ngjarje të tjera kriminale.

Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të DVP Dibër vijojnë hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj vrasjeje, si dhe për kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të dyshuar për këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi

Nga e njëjta kategori

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me thikë 26-vjeçari

më shumë...

Pas betejës me flakët, shuhet zjarri në grykëderdhjen e Semanit

më shumë...

Pamje apokaliptike nga mali i Tërbunit! Zjarri del jashtë kontrollit, flakët alarmojnë fshatin Pezhvë

më shumë...

Mallakastër/ Vihet nën kontroll zjarri në fshatin Çërrilë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:02

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset...

10:57

Si e shkakton alkooli kancerin? Shkenca shpjegon...

10:47

Irani rrit çmimin e benzinës, masa e...

10:14

Pas betejës me flakët, shuhet zjarri në...

10:11

Gjermani/ AfD fiton shumicën në zgjedhjet në...

9:39

Pamje apokaliptike nga mali i Tërbunit! Zjarri...

9:19

Netanyahu paralajmëron goditje të rëndë ndaj Teheranit:...

8:46

Mos e bëni këtë gabim në kuzhinë!...

8:00

Mallakastër/ Vihet nën kontroll zjarri në fshatin...

7:49

Spektakël në Londër! Arsenali mposht Chelsea-n

7:42

Presidenti Donald Trump befason me look-un e...

7:20

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha:...

7:09

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e...

6:52

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt...

6:47

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në...

6:39

Bardheblutë në superformë, Tirana mposht Vorën me...

6:37

Zjarri del jashtë kontrollit në fshatin Kropisht,...

6:13

Berisha me shqiptarët në SHBA: E konsideroj...

6:03

Nga ceremonia te goli vendimtar, ditë speciale...

5:40

“Lufta me Iranin mund të kthehet në...

Më të klikuarat

  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • Shqiptarët shkojnë për të blerë naftë dhe ushqime në Greqi...
  • Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump stampohet edhe në pasa...
  • Rama: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës! Ja ku ka gabuar SP...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.