E enjte, 15 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Meloni bisedon me Trump: Vendosja e tarifave ndaj vendeve evropiane e gabuar

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump.

Gjatë bisedës Meloni i tha Trump se kërcënimet për të vendosur tarifa ndaj vendeve evropiane për shkak të dërgimit të forcave ushtarake në Groenlandë janë “të gabuara”.

Reklamë

“Besoj se vendosja e tarifave të reja do të ishte një gabim. Fola me Donald Trump disa orë më parë dhe ia shpreha qartë mendimin tim”, deklaroi Meloni për gazetarët në Seul, ku ndodhet për një vizitë zyrtare.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se ka komunikuar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili, sipas saj, e ka konfirmuar se Aleanca ka nisur të merret me këtë çështje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë