E premte, 23 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Vithkuqi i lënë në harresë, i pasur në trashëgimi dhe histori, por mungojnë investimet

 Vithkuqi fshati me histori të pasur dhe një trashëgimi kulturore të jashtëzakonshme, prej shumë kohësh është lënë në harresë.

“Në përgjithësi e ka humbur shkëlqimin, atë pasuri dhe bukuri që ka pasur nuk e ka edhe Vithkuqi ka vështirësitë që ka gjithë Shqipëri sepse janë larguar njerëzit.”

Reklamë

Mihallaq Kondi një prej banorëve të zonës shprehet se përpjekjet e banorëve nuk mjaftojnë. Ai  bën thirrje qeverisë për më shumë investime në Vithkuq.

“Sot vithkuqarët janë të zhgënjyer, arsyeja nuk është hedhur asnjë investim në Vithkuq, që para çlirimit edhe deri më sot. do ti lutem qeverisë, nuk është bërë asnjë investim deri më sot.”

Reklamë

Mjeku Koço Gjilo tregon se emigracioni dhe mungesa e investimeve kanë bërë punën e vet, por megjithatë trashëgimia e pasur mbetet.

“Shumë gjëra ndikojnë , njerëzit janë larguar, shumë gjëra kanë ikur, por historia mbetet. Kush e ka parë e vlerëson me superlativa.”

Banoret e Vithkuqit herë pas here organizojnë panaire dhe aktivitete të ndryshme për të promovuar kulturën dhe historinë e vendlindjes së tyre duke tentuar tërheqjen e vizitorëve dhe turistëve.

Më shumë video

Reklamë