E diel, 25 Tetor 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 minuta më parë
Bota

Viktima nga moti i keq në Gjermani e Francë

Moti i keq me reshje te dendura ka përfshire disa shtere europiane dhe ka shkaktuar përmbytje ne disa zona ne Gjermani dhe France. Te paktën pese persona kane gjetur vdekjen dhe disa te tjerë rezultojnë te zhdukur. Me i prekuri është landi i Bavarisë, ku kane humbur jeten katër persona, ndërsa dy te tjere po kërkohen nga trupat e shpëtimit. Autoritetet kane shpallur gjendjen e emergjencës. Rruge e linja hekurudhore janë dëmtuar dhe mijëra shtëpi nuk kane energji. Qindra nxënës qe kishin mbetur te bllokuar ne shkolla u evakuuan. Fale ndërhyrjes se helikopterëve eshte shpëtuar jeta e disa banoreve qe ishin ngjitur ne çatitë e banesave ne kufirin me Austrinë. Ne Francën qendrore është shënuar nje i vdekur. Trupi i pajete i nje te moshuareje u gjet ne shtëpinë e saj te përmbytur. Ketu jane regjistruar përmbytjet me te mëdha ne nje shekull. Mijëra vete te rrezikuar u evakuuan nga autoritetet. Niveli i lumenjve eshte rritur dhe zona te tera jane nen uje. Edhe Belgjika, Polonia, Rumania, Moldavia dhe Ukraine po përballen me mot te keq, qe sipas sinoptikaneve pritet te vazhdoje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë