Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër operacion të përbashëkët me interforcën italiane në fushën e trafikut dhe drogërave të forta.

 

Si rrjedhojë e operacionit të ndërmarrë u arrestuan 5 persona te tjere. Sipas policisë personat e arrestuar janë:

 

G.S., 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

S.D., 43 vjeç, lindur në Gërmenj dhe banues në Tiranë.

E.H., 39 vjeç, lindur dhe banues në Shijak/Durrës.

A.M., 32 vjeç, lindur dhe banues në Shijak/Durrës.

L.P. 35 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

 

Operacioni I koduar “Metropolis” u shtri në Tiranë, Durrës, Berat e Shkodër ndërsa shtetasti e arrestuar do të ekstradohen në drejtim të Italisë.

 

Personat e arrestuar, sipas policisë, kanë lidhje me trafikun e lëndëve narkotike të llojit kokainë, nga Hollanda në drejtim të Italisë.

 

Njësia Operative Radiomobile e karabinierëve të Breshias/Itali, ka nisur hetimet për këtë çështje në muajin mars të vitit 2015 ndërsa deri më tani janë arrestuar 39 subjekte.

 

Në përfundim të hetimeve, Gjykatësi për Hetimet Paraprake i Gjykatës së Breshias/Itali, ka dhënë masat e arrestit ndaj 39 subjekteve.

 

Në këto masa përfshiheshin dhe shtetasit shqiptarë që ndodheshin në territorin e Republikës së Shqipërisë, të cilët u arrestuan me qëllim ekstradimi për në Itali.

 

Në përfundim të operacionit të përbashkët “METROPOLIS” me autoritetet policore italiane, u arrestuan gjithësej 33 persona, nga këta 5 persona në Shqipëri, ndërsa 6 persona të cilët nuk janë kapur ende, janë shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe po vijon puna për kapjen e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *