Kryeministri Edi Rama ka publikuar të tjera pamje nga aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje që po zhvillohet tashmë prej disa muajsh në të gjithë territorin.
Në postimin e tij, Rama shkruan: “Vijojmë punën”.
Kujtojmë se që prej muajit korrik, aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje nisi fillimisht në zonën e Thethit, më pas ky aksion ka vijuar në të gjithë territorin.
Kreu i qeverisë ka paralajmëruar vazhdimisht se nuk do të ketë tolerancë ndaj ndërtimeve pa leje.





