Subscribe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të bëjë kallëzim penal ndaj zyrtarëve zgjedhorë që tjetërsuan votën e 25 prillit. Një javë pas nisjes së procesit të rinumërimit, doli në pah një problematikë e re e zgjedhjeve në Shqipëri; vjedhja e votës së kandidatëve.

 

Por qëllimi i këtij procesi nuk është ndryshimi i rezultatit, por marrja e masave ndaj numëruesve.

 

 

Vjedhjes se votës nuk i kanë shpëtuar as figurat kryesore të skenës politike. Kryeministrit Edi Rama i janë marrë 9 vota në një qendër votimi në Durrës, e nëse sheh rezultatet e kandidatëve të tjerë, në po këtë qendër Rrahman Rrajes I janë shtuar 9 vota.

 

Sali Berishës i janë vjedhur 34 vota në Tiranë, por Lulzim Bashës i janë shtuar 26 vota.

 

Në kryeqytet, nga socialistët më i dëmtuari ka qenë Fatmir Xhafaj, të cilit vetëm në një qendër votimi i kanë marrë 46 vota dhe i kanë lënë vetëm 2 vota.

 

Në Shkodër deputeti demokrat Zef Hila pas rinumërimit ka rezultuar me 104 vota plus, të cilat i ka marrë në 3 qendra votimi, në një prej të cilave ka marrë nga kandidatët e tjerë plot 49 vota.

 

Në Elbasan Lefter Gështenja ka marrë nga kandidatët e tjerë të PD 116 vota, shumicën prej tyre në 3 qendra votimi. Sipas Kodit Zgjedhor, pasi të përfundojë numërimi,  KQZ-ja është e detyruar të nisë procedimin disiplinor dhe të bëjë kallëzimin penal për zyrtarët që kanë tjetërsuar votën e qytetarëve.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *