Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa denoncoi faktin se në Tiranë mungojnë vendqëndrimet për qytetarët në stacionet e autobusit. Në një postim në “Facebook”, Zhupa akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj se pavarësisht buxhetit miliona eurosh, qytetarët e Tiranës nuk trajtohen ashtu siç duhet.

 

“100 vjet Tirana- 100 stacione në gjëndje të mjerueshme, pa vendqëndrim, qytetarët e Tiranës trajtohen pa dinjitet nga Veliaj! Veliaj me 200 milion euro buxhet dhe Tirana është ende qyteti pa vendqëndrime për qytetarët në stacionet e autobusit! Në një vëzhgim të kryer në rrugët e Tiranës, konstatohet mungesa e vendqëndrimeve për qytetarët në stacionet e autobusit. Ndërkohë që në kryeqytetet e tjera nuk bëhet fare diskutimi i vendqëndrimit por si ta transformojmë atë në art, dhe në vend për të lexuar etj!”

 

Ina Zhupa renditi më tej si problematika në kryeqytet edhe çmimin e rritur të biletës, mungesën e korsive të dedikuara, vonesat në pritjen e autobusit, kushtet e brendshme të autobusit, etj.. Për të gjitha këto ajo bëri me faj Erion Veliajn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *