Petro Koçi vazhdon të mbajë të njëjtën linjë të deklaratave të tij të forta se politika në nivel lokal dhe qëndror ka nevoje të pastrohet nga individet e korruptuar dhe të konsumuar. I ftuar në emisionin “7 pa pesë” në Vizion Plus, Koçi tha se ka një ndërkapje të administratës nga politika.

 

Një nga problemet që ka sot vendi, politilka në tëresi, dhe vecanërisht partia socialiste është konflikti mes saj dhe administratës. Në shumë raste kemi një ndërthurje të struktures së partisë me administratën dhe në një farë mënyrë ka një lloj ndërkapjeje nga e cila duhet të clirohemi. Shumë figura të administratës janë konsumuar në nivel qëndror dhe lokal. Këtu po, ka nevoje për një qëndrim më të prere nga Partia Socialiste që të arrihet ajo që kërkojnë qytetarët, shërbime më të mira dhe më shumë ndershmëri në dhënien e këtyre shërbimeve. Ka raste kur zyrtarucë të ndryshëm janë bërë postblloqe në raport me ligjin dhe moralin.

 

Petro Koçi ishte edhe më i ashpër në deklaratat e tij duke thene se grupe te fuqishme kriminale, edhe të fushës së drogës, zgjasin duart drejt financave publike.

 

Nga ana tjetër dihet që në Shqipëri ka një botë kriminale që është shumë e konsoliduar prej vitesh, e që vazhdimisht  vepron. Mendoj që edhe në këtë fushë ka nevoje për ndërhyrje dhe për këtë arsye u bë edhe reforma në drejtësi. Efektet e kësaj reforme duhet të jenë më të prekshme. Unë kam folur për rastin e Fierit ku efektet e Spak duhet të jenë më të prekshme, ku grupe te ndryshme kriminale deri edhe tek trafiku I droges, sot të kamufluara në emra të ndryshme subjektesh ekonomike vazhdojnë të zgjasin duart drejt financave publike. Kjo është reale. Ata shpesh bëjnë edhe presione ndaj zyrtareve, bëjnë presion edhe ndaj subjekteve konkurente ne tendera publike apo edhe duke bashkepunuar me zyrtare të caktuar. Në këtë rast ka dy elemente. Duhet të ndërhyje politika për të pastruar zyrtaret e konsumuar por edhe drejtësia, pra SPAk duhet të bëjë pjesën ligjore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *