Subscribe

Ky është momenti i përplasjes fatale kur mjeti tip Seat që drejtohej nga Elton Maçolli përplaset me një kamion brenda tunelit të Krrabës.

Kamerat e sigurisë kanë zbardhur të gjithë dinamikën e aksidentit të rëndë gjatë mbrëmjes së të shtunës, që i mori jetën 37 vjeçarit, vëllait të deputetes së partisë socialiste Blerina Gjylameti.

Në pamje duket qartë makina e Maçollit që godet fuqishëm nga pas mjetin e tonazhit të rëndë.

Nga hetimet rezulton se 37 vjeçari lëvizte me një shpejtësi mbi 120 km në orë ndërkohë që mjeti nuk bën asnjë manovër apo frenim për të shmangur përplasjen.

 

 

Nisur nga këto të dhëna , hetuesit dyshojnë se viktima mund të ketë qenë në gjendje të përgjumur ose sistemi i frenimit nuk ka funksionuar.

Pakujdesia ose përdorimi i celularit janë të tjera dyshime të ngritura ndërsa aksidenti u regjistrua në orën 20 e 19 minuta, në krahun e tunelit në drejtim të Elbasanit.

Elton Maçolli ishte një ushtarak aktiv me gradën nën oficer dhe shërbente në bazën e ajrore të Farkës si teknik bordi.

 

 

VIDEO e përplasjes fatale:

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *