Në një nga momentet jashtëzakonisht të rralla kur politikanët përdorin gjuhë fyese ishte nënpresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, në përpjekje për të theksuar mesazhin për të rinjtë se duhet të marrin iniciativa.

“Duhet të dini se ka raste kur njerëzit do t’ju hapin derën dhe do ta lënë të hapur. Por ndonjëherë kjo nuk do të ndodhë dhe atëherë thjesht duhet ta thyesh atë dreq derë”, tha Harris në një fjalim në një forum organizatash nga Hawaii dhe Ishujt e Paqësorit.

Pas frazës që shqiptoi, ajo shpërtheu në të qeshura, ndërsa reagimi i publikut ishte po aq i ngjashëm. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *