Policia zbardh ngjarjen e rëndë të mengjesit të 11 qershorit ku shpërtheu një sasi lënde eksplozive në një lokal në lagjen “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.

Falë operacionit të koduar “Eksplozivi” u bë e mundur arrestimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Autori i dyshuar  F. A., 28 vjeç, banues në Tiranë me precedent të theksuar kriminal, rezulton i dënuar më parë me 2 vjet burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe i arrestuar për veprën penale “Vjedhje”.

I riu dyshohet se ka vendosur sasi eksplozivi  “në derën e lokalit të shtetasit A.B. në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, ku për fat të mirë pati vetëm dëme materiale.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale biçikletën, veshjet, një qese në të cilën ishte vendosur lënda eksplozive, atletet, sende këto të cilat autoi i kishte përdorur në kryerjen e veprës penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *