E mërkurë, 28 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Rajoni

VIDEO/ Goditet grupi kriminal në Greqi, importonin kokainë nga Amerika Latine përmes lëkurës së kafshëve! Në pranga dhe shqiptarë

Policia greke ka zhvilluar një operacion antidrogë në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe ka goditur një grup kriminal të akuzuar për trafik droge.

Në pranga kanë rënë 11 persona, mes tyre 3 shqiptarë. Sipas mediave greke, grupi importonte drogë përmes lëkurëve të kafshëve nga Amerika Latine në Greqi.

Reklamë

Më pas, lëkurët përpunoheshin në një “fabrikë” e cila ndodhej brenda një shtëpie në periferi të Pikermi.

Reklamë

Nga hetimet fillestare rezulton se lëkurët e kafshëve mbërrinin me kontejnerë nga Amerika Latine në Greqi.

Pasi kokaina nxirrej nga lëkurët trafikohej në Greqi dhe jashtë vendit.

Operacioni po vazhdon për të identifikuar anëtarë të tjerë të rrjetit. Midis të arrestuarve është një person me njohuri në fushën e kimisë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë