Forma e shkelqyer e Ernest Muçit tek Legia e Varshaves duket se do ta vendose ne jo pak veshtire trajnerin e perfaqesues  Sylvinho para ndeshjes jetike me Cekine.

 

Ne duelin ndaj Polonise megjithate ai nuk mori asnje minute pasi edhe si zevendesues trajneri brazilian i kuqezinjve i besoi dy hyrjeve te reja Muja dhe Daku.

 

Ne panelin e “Studio Sport” ne Vizion Plus, specialisti i njohur  Astrit Hafizi, nuk i ka kursyer elozhet ndaj Mucit por edhe kritikat ndaj trajnerin brazilian Silvinjo.

 

Ish-trajneri i kombetares tha se eshte e cuditshme dhe jo normale qe lojtaret e formuar ne akademite tona, që jane me pakice, nuk marrin vemendje ne perfaqesuese ndryshe nga lojtarët qe vijne nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

 

“Ernest Muci eshtë grumbulluar herë pas here. Nuk i është dhënë mundësia, me raste shumë të pakta, në mos gabohem në Ishujt Faroe. Sinjalet i ka dhënë këtu në Tiranë. Për çudi, ne kemi dëshirë të grumbullojmë lojtarë që i kemi gati ose na vijnë nga jashtë, përgjithësisht janë shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë, dhe i zihet vendi këtij. Për mua është e pafalshme, duke pasur parasysh që ky kontribuon diku. Është lojtar që luan me kokën lart.Duke ardhur njëri apo tjetri, që bën pasaportën shpejt, do mbesë ky i joni që është lojtar. Si Muçi mund të kemi pasur edhe lojtarë të tjerë. Metoda që përzgjidhet është e tepruar. Jo se lojtarët nuk duhet të vijnë. Ata që janë shqiptarë të Shqipërisë, Maqedonisë, apo Kosovës kanë të drejtë të vijnë, por jo në këto përmasa të jashtëzakonshme. Këta lojtarë që janë formuar në akademitë tona, duhet të presin radhën”, deklaroi Astrit Hafizi panelisti i perhershem i emisionit te drejtuar nga Vilma Masha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *