Një video e shpërndarë nga deputeti I zgjedhur I PD Xhelal Mziu mbi një aksident të ndodhur në Peshkopi po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Pamjet janë shkeputur nga një kamera e një biznesi aty pranë që ka fiksuar të gjithë skenën e frikshme.

Në një nga rruget kryesore të qytetit, një automjet tip “Benz” që po lëvizte me shpejtësi ka marrfë përpara dhe ka hedhur mbi kofano, një këmbësor.

Për fat të mirë këmbësore, ka kuptuar se cfarë po I ndodhte duke vendosur duart fillimisht mbi kofano, gjë e cila mesa duket ka shërbyer për të shmangur pasojat tragjike.

Një tjeter qytetar që sheh ngjarjen, vë duart në kokë, ndërsa I plagosuri çohet shpejt dhe e përqafon.

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin fillimisht lëviz “Benz-in”, por pastaj I ndikuar edhe nga qytetaret e tjerë del nga makina dhe interesohet për të aksidentuarin.

Fatmirësisht personi I lënduar nuk mori dëmtime serioze që mund ti rrezikonin jetën, mirëpo këto paje tregojne edhe një herë sa problem ka me sigurine rrugore ne vendin tonë dhe numrin e aksidenteve që krahasuar me numrin e makinave ne qarkullim në vendin tonë, është goxha i lartë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *