Vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në Vlorë është përfshirë nga flakët.
Siç shihet në pamje situata duket mjaft e rënduar, ku tymi ka pushtuar një sipërfaqe të madhe, duke shkaktuar dëm kolosal për qytetin.
Forca të shumta zjarrfikës por dhe punonjës se bashkisë janë duke punuar për te izoluar flakët, por era ka përkeqësuar situatën duke bërë që zjarri të afrohet tek banesat.
Përfshirja nga zjarri e fushës së mbetjeve në qytetin bregdetar është situatë e përsëritur.