Subscribe

Mbrëmë, Greqia u godit nga një tërmet me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter. Lëkundja sizmike u ndje edhe në vendin tonë, e cila ka frikësuar kryesisht banorët e zonës së juglindjes.

 

Raportohet se tërmeti ka shkaktuar pasoja të lehta veçanërisht në disa banesa të vjetra në zonën e Bilishtit.

 

Siç duket nga pamjet brenda një banese në këtë qytet, pjesa e suvasë se brendshme të dhomës ka rënë dhe muret kanë pësuar çarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *