Subscribe

Renato Milloshi, personi që dyshohet se ka bashkëpunuar për vrasjen e Elton Çiçës, është vetëdorëzuar pas negociatave në drejtorinë e Policisë Tiranë.

 

Kush është Renato Milloshi

 

Renato Milloshi është djali i Hysni Milloshit, kryetarit të ndjerë të Partisë Komuniste të Shqipërisë, të pas viteve ’90. Renato është një emër i lakuar edhe më herët në dosjet e policisë.

 

37 vjeçari është dënuar nga Gjykata e Tiranës, më 30 mars të vitit 2015 për mbajtje pa leje të armëve sportive. Gjatë gjykimit u provua se Milloshi dhe e dashura e tij Sesilia Egra, kanë keqtrajtuar dhe më pas kanosur me armë, shtetasin Mareglen Abedini, i cili ka qenë ish-i dashuri i të pandehurës Sesilia Egra. Kjo e fundit për këtë krim është dënuar me 4 muaj burgim, ndërkohë djali i Hysni Milloshit, është deklaruar fajtor dhe dënuar me 2 milion lekë gjobë, shumë të cilën duhet ta shlyente brenda një periudhe një vjeçare. Sipas vendimit të gjykatës së kryeqytetit konflikti mes dy të pandehurve Sesilia Egra, Renato Milloshit dhe shtetasit Mareglen Abedini, ka ndodhur në muajin nëntor 2014 në orët e vona të natës.

 

Vrasja e Elton Çiçës

 

Elton Çiço u ekzekutua mbrëmjen e 2 majit të vitit të kaluar brenda Bar “De Niros” vetëm pak minuta pasi ishte ulur në një tavolinë ku ndodheshin dy miq të tij, njëri me profesion oficer policie dhe tjetri mjek, dhe në praninë e një gazetari të njohur të kronikës. Sikundër u konstatua edhe nga pamjet filmike të kameras së sigurisë brenda lokalit, atentatori trupmesatar ishte i mirëinformuar për objektivin, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi.  Vetëm 26 ditë më vonë Policia e Shtetit në një dalje publike bën të ditur emrat e personave të dyshuar si ekzekutues të Çiços. Ata janë Renato Milloshi dhe Jani Alia, të dy të shpallur në kërkim nga Policia. Jani Alia është ende në kërkim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *