Subscribe

Në qytetin e Veronës në Itali është mbledhur aleanca ndërkombëtare e politikanëve të ekstremit të djathtë, të cilës i janë bashkuar dhe aktivistë konservatorë dhe udhëheqës fetarë.

 

Gjatë viteve të fundit, Kongresi Botëror i Familjeve, misioni i të cilit është të mbrojë familjen e natyrshme, është mbajtur në ish-shtetet sovjetike.

 

Ndërsa këtë fundjavë, edicioni i 13-të i konferencës gjeti strehë jo rastësisht në Verona.

 

Qyteti ka një histori të gjatë të lidhur me grupet fashiste dhe të ekstremit të djathtë, pasi ka qenë selia e inteligjencës gjermane gjatë pushtimit nazist. Ndërsa kohët e fundit, Verona është bërë një pikë edhe më e nxehtë e ekstremit të djathtë.

 

Zëvendëskryeministri Italian Matteo Salvini është drejtuesi kryesor i konferencës e cila përfshin tema qe nga rënia e popullsisë deri te migracioni i paligjshëm.

 

Konferenca synon të verë ne dukje bukurinë e familjes natyrale. Organizatorët i vënë theksin të vërtetës universale familjes burrë- grua- fëmijë. Ekspertët e shohin këtë konference globale si një terren edukativ për ndryshime më ambicioze në ligjet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut duke u bashkuar me vendet ku tashmë është e rrënjosur axhenda politike pro familjes në vende  si Hungaria, Polonia dhe Rusia.

 

Por nga ana tjetër, mijëra aktivistë të të drejtave të njeriut protestuan kundër konferencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *