Subscribe

Një pakujdesi e vogël mund të përfundojë në një tragjedi. Në jo pak raste ka ndodhur që neglizhenca është bërë shkak për zjarre.

Vetëm gjatë muajit korrik janë regjistruar 111 vatra ku numri më i lartë ka qenë në pyeje e kullota.

Komandanti i Shërbimit  Zjarrfikës në Tiranë, Ilir Xhanari thotë se shqetësim mbetet zjarrvënia e qëllimshme.

ILIR XHANARI

Komandant i Drejtorisë së Zjarrfikësve

Kemi pasur vatra zjarri ku me shume janë tek pjesa e brendshme e qytetit, atje ku ka shkurre ferra dhe barishte të ndryshme. Papërgjegjshmëria e njerëzve, në rastin konkret, ne këtë vit kemi pasur dy raste të papërgjegjshmërisë të cilët janë kapur dhe janë hetuar nga forcat e policisë. I bëj thirrje dhe qytetarëve që të mos çelin vatra zjarri nëpër ambiente të ndryshme sepse ka momente që dalin nga kontrolli dhe mund të kemi probleme në banesa dhe problematika më të mëdha.

Gjatë sezonit veror shënohen 4 deri në 5 zjarre në ditë. Shërbimi zjarrfikës ka ngritur tre stacione te reja në pikat kryesore për të evituar rrezikun.

Për të përballuar këtë situatë dhe për të qenë sa më afër në vendngjarje në çdo lloj rasti të mundshëm, përveç stacionit kryesor, janë ngritur dhe stacione improvizore me oraret kryesore, sic është ora 11 me 19:00  ku në hyrje të parkut të Dajtit dhe diku në Pezë dhe njëkohësisht në Liqenin e Thatë stacionojmë automjete zjarrfikëse dhe në raste që do të kemi një shfaqje të mundshme të një zjarri të jemi sa më afër vendngjarjes.

Një tjetër shqetësim për drejtuesit e Shërbimit Zjarrfikës është edhe rreziku që vjen nga bombolat e gazit. Shpërthimi i tyre ka shkaktuar zjarre në apartamente të cilat kanë sjellë edhe pasoja në shëndetin e qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *