Udhëheqësi i opozitës njëherësh edhe president i vetëshpallur i Venezuelës Juan Guaidó ka humbur imunitetin. Gjykata supreme besnike e presidentit Nikolas Maduro, vendosi në unanimitet për heqjen e imunitetit duke autorizuar gjykatën ta ndjekë penalisht.

 

Guaido i njohur si presidenti i ri i vendit dhe i mbështetur nga mbi 50 vende përfshirë edhe SHBA-të, ka shprehur më herët dyshimet se pas heqjes së imunitetit, ai mund të rrëmbehet nga agjentët e Maduros. Megjithatë ai tha se do të vazhdojë rezistencën për lirinë dhe demokracinë në vend.

 

Juan Guaido: “Një grup i vogël njerëzish të dhunshëm duan të ngjallin frikën mes nesh. Pavarësisht kërcënimeve nga Gjykata e Lartë, unë jam këtu me ju. Jemi në një rrugë të qartë për t’i dhënë fund uzurpimit, për një qeveri kalimtare dhe zgjedhje të lira.”

 

Vendimi i gjykatës së Lartë mund t’i hapë rrugën arrestimit të Juan Guaidos. Ai ka shkelur vendimin për të mos u larguar nga vendi, duke zhvilluar disa vizita në Amerikën e Jugut.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *