Subscribe

Në përplasjen mes presidencës e qeverisë për betimin e anëtarëve të Kushtetueses, në një raport të tijin paraprak Komisioni i Venecias vlerëson se mënyra se si është vepruar krijon mundesi të gjitha emërimet përveç, Besnik Muçit te janë bëre në mënyrë antikushtetuese. Në raportin e bërë publik nga “Zëri i Amerikës”, “Venecia” interpreton se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka pasur një sërë mangësish që nga vonesat, mosfunksionimi e deri te vendimet që “Venecia” i quan të diskutueshme.

 

Në raport thuhet se kërkesat e vitit 2017 dhe 2018, që KED të mos bënte renditjen e kandidatëve, nuk janë të bazuara në ligj. Nuk ishte e parashikuar as në Kushtetutë dhe as në ligj, që anëtarët e keshillit te emrimeve të kishin kaluar procesin e vetingut.Vencias i kërkon KED të bej transparencë procesin e emërimeve, në publikimin e proces-verbaleve të mbledhjeve  dhe në vlerësimin e kandidatëve të marrë pjesë edhe Avokati i Popullit, i cili u përjashtua nga ky institucion.

 

KED kritikohet edhe për kohën e hartimit dhe dërgimit të emërimeve, si nga presidenti dhe parlamenti duke vlerësuar se është e qartë që data e dërgimit të listave do të kishte pasoja të rëndësishme për shkak të afatit 30 ditor të zgjedhjes së kandidatëve. Procesi i bllokuar i emërimit të anëtarëve të Gjykatës sipas Venecias nxjerr në pah vështirësitë në zbatimin e kushtetutës dhe ligjeve, duke rrezikuar futjen e sistemit institucional në paralizë. Në këtë opinion paraprak komisioni i bën thirrje institucioneve të njohin legjimitetin e tjetrit për emërimin e tre anëtarëve të tjerë të “Kushtetueses”.

 

Pas publikimit të raportit paraprak nga “Zëri i Amerikës” qeveria deklaroi se deri në daljen e një opinioni përfundimtar, dekreti i kthyer nga kreu i shtetit nuk do të shqyrtohet në kuvend. Vendim i cili u mbështet nga ambasada e Amerikës në Tiranës, ku mes të tjerash kërkoi respektim edhe të konfidencialitetit deri në një opinion përfundimtar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *