“SHBA është aleati jonë i ngushtë, por ne do mbrojmë vlerat tona”. Kështu është shprehur kryeministri britanik Keir Starmer, teksa ka folur për vendimin e Donald Trump për të marrë Groenlandën.
Starmer thekson se kërcënimi i Trump është “pritur shumë keq në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar” dhe shton se nuk është i befasuar nga reagimi, duke e quajtur atë një situatë shumë serioze.
Por ai shton: “Puna jonë është të sigurohemi që të gjejmë një rrugë përpara, në përputhje me parimet dhe vlerat tona dhe në përputhje me interesin tonë kombëtar”.
Vendosja e tarifave për shtetet që nuk mbështesin SHBA-në sipas Starmer nuk është në interes dhe të mirë të askujt.
“Një luftë tarifore nuk është në interesin e askujt dhe për këtë arsye, ajo që dua të bëj është të shmang një luftë tarifore sepse do të jenë bizneset, punëtorët dhe familjet në të gjithë vendin që do të goditen nga një luftë tregtare dhe për këtë arsye, unë do të bëj atë që kam vendosur, që është të angazhohem me aleatët tanë evropianë, me Presidentin Trump”, tha ai.





