Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se duke filluar nga 1 qershori do të hapen kufijtë tokësorë, duke hequr karantinimin dy javor për të gjithë ata shqiptarë që rikthehen në atdhe.

Manastirliu theksoi se masa e vendosjes së karantines 14 ditore do të mbetet në fuqi, për raste të veçanta me urdher të autoriteteve shendetesore.

“Nga data 1 qershor do të hapen çerdhet dhe kopshtet, duke zbatuar protokollet e sigurisë së miratuar. Do të hapen kufijtë tokësorë, duke hequr karantinimin dy javor, si një masë e që po ndiqet edhe në vendet europiane dhe vendet e rajonit. Masa e vendosjes së karantines dy/javore do të mbetet në fuqi, për raste të veçanta me urdher të autoriteteve shendetesore sipas kritereve të përcaktuara nga ECDC”, tha Manastriliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *