Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu paralajmëroi se nuk do të ketë më tolerime për qytetarët që kanë histori udhëtimi me shtetet e prekura me COVID 19 dhe nuk vetëkarantinohen. Ai shtoi se të gjithë ata që nuk e zbatojnë këtë masë do të gjobiten me 5 mijë euro.

 

Gjatë inspektimve në disa pika kontrolli, Veliu tha se numri i konstatuar që janë kthyer nga jashtë dhe nuk janë vetëkarantinuar është 100.

 

Po ashtu, ai ka përsëritur edhe urdhrin e ndalimit të transportit të makinave nga dita e nesërme deri mesantën e së dielës.

 

“U bëj thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë apo të huaj të cilët 15 ditët e fundit kanë hyrë në Shqipëri nga zonat të cilat janë të evidentuara zona të prekura nga coronavirus, që prej ditës së djeshme Policia e Shtetit, së bashku me forcat e Policisë Ushtarake janë duke kryer kontrolle në 66 pika, kryesisht në qytetin e Tiranës, Durrësit, Lezhës, Shkodrës, Elbasanit, Lushnjës, Fierit dhe në qytetin e Vlorës. Siç e kemi theksuar edhe gjatë ditës së djeshme, të gjitha pikat e kontrollit kanë komunikuar deri mbrëmë me sistemin TIMS. Vetëm nëpërmjet radiove, aktualisht prej disa orësh ne kemi implementuar kontrollin me tableta të të gjithë shtetasve të cilët këto 15 ditë janë futur dhe automatikisht bëhet jo vetëm kontrolli i të gjithë këtyre qytetarëve, por edhe regjistrimi i numrave të telefonit dhe këshillimi i tyre, duke qenë në një sistem si nga Shkodra deri në Vlorë dhe duke u tërhequr vëmendjen. Në rast se këta shtetas nuk do të bëjnë vetëkarantinimin, atëherë do të fillojë aplikimi i gjobës 5 mijë euro. Duke përfituar nga ju, dua t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët duhet të vetëkarantinohen. Janë kontrolluar nga ana jonë të mos të marrin mundimin dhe kurajën të dalin në qytet për faktin sepse nuk do të ketë tolerancë. E thashë këtë pjesë për faktin sepse siç duket edhe nga sistemi këta qytetarë evidentohen direkt nëpërmjet sistemit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *