E premte, 23 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Veliajt iu shkel privatësia mjekësore”, Avokati i Popullit: Policia nuk duhet të ishte prezent gjatë kontrollit

Pas verifikimit që kreu në paraburgimin e Durrësit për kushtet në të cilat Erion Veliajt i janë kryer viztat mjekësore, Avokati i Popullit  doli në përfundimin se kryebashkiakut iu prek privatësia mjekësore.

Fjala është për vizitën mjekësore kolonoskopike të 31 korrikut, vizitë të cilën kryebashkiaku e konsideroi shkelje të dinjitetit sepse prezent ishte dhe policia e burgjeve.

Reklamë

Për këtë arsye, kryetari i bashkisë së kryeqytetit njoftoi Avokatin e Popullit, institucion i cili thotë se vizitat mjekësore që duhet të mbeten konfidenciale.

Ndërkaq, Drejtoria e Burgjeve thotë se kjo është konform një urdhëri të vitit 2019. Por Avokati i Popullit pretendon se urdhri duhet ndryshuar konform standardeve ndërkombëtare./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë