Subscribe

Erion Veliaj e prezantoi urbanisteve shqiptare dhe te huaj vizionin e tij per zhvillimin e Tiranes në mandatin e dytë.

Kandidati i socialisteve konsideroi si nje nga investimet me te rendesishme tranformimin e piramides.

 

ERION VELIAJ

KANDIDAT I PS PER TIRANEN

 

“Ndërkohë një vendim tjetër që kemi marrë dhe do të filloj implementim shumë shpejt, prapë edhe një shkollë tjetër e arkitekturës, ka të bëjë me Piramidën e Tiranës. Ajo metaforë meriton të mbyllet me një fund të lumtur, ku besoj që zgjedhja që kemi bërë për ta transformuar nga ana arkitekturore por edhe me kontentin me përmbajtjen për kthimin një qendër të madhe të teknologjisë dhe informacionit, si një lloj pallati pionerësh, jo për muzikë, frengjisht e valle, por për robotikë, inteligjence artificiale, kodim, softuer- dizanj, animacion dhe shumë shërbime që janë pjesë e industrisë tuaj, besoj se është zgjidhja më e mirë”

 

Veliaj  sqaroi se nje nga objektet qe do te ngrihet ne bulevardin e ri te Tiranes do ti sherbeje bashkise.

 

 Erion Veliaj

 

“Biblioteka aktuale kombëtare që është atashuar me Operën dhe Pallatin e Kulturës është më shumë një magazinë librash, nuk ka më kapacitet, mund të jetë fare mirë një bibliotekë qytetase por nuk i ka sot hapësirat. Nga historia e fundit e përmbytjes apo histori të tjera të nevojës së magazinimit kemi parë që nuk i plotëson më kushtet. Kështu bashkë me kryeministrin kemi marrë vendim për një Bibliotekë të re Kombëtare. Ndërkohë që në Pallatin e Kulturës tani që po mbaron i gjithë investimi i Operas dhe të Baletit ne kemi filluar një proces rimarrje në pronësi publike të pjesës tjetër të Pallatit të Kulturës”

 

Veliaj siguroi se edhe ne mandatin e dyte do ti kushtohet jo pak vemendje shtimit te gjelberimit ne  kryeqytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *