Politikë
Veliaj në burgun e Fierit, përplasje brenda PS, Çuçi-Gogut: Ku e ke letrën e transferimit

Transferimi i Erion Veliajt në Fier ka shkaktuar përplasje brenda Partisë Socialiste.
Gazetarja e Vizion Plus Mola Luku përmes burimeve në PS mëson se gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, deputeti Bledi Çuçi i ka kërkuar llogari ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, për dokumentacionin që lidhet me transferimin e kryebashkiakut të Tiranës.
Reklamë
“Ku e ke letrën e transferimit?”, mësohet t’i ketë thënë Çuçi ministrit gjatë mbledhjes.
Çështja Veliaj ka rikthyer debatet për procedurat e transferimit, kushtet e izolimit dhe përgjegjësinë institucionale, duke nxjerrë në pah tensionet e raportuara mes grupeve brenda Partisë Socialiste.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




