Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
03 June 2026
Vizion fokus

Trump emëron aleatin besnik Bill Pulte në krye të...

Rubio: Plani i Trump për Gazën nuk parashikon që...

Investimi në Zvërnec, inxhinieri i mjedisit tregon nëse do...

Protestat për Rrjollin dhe Zvërnecin/ “Nuk janë financuar nga...

Zvërneci, Sefa: Investimet e huaja direkte ndihmojë ekonominë

Metani: Nuk duhet hetuar vetëm ai që goditi me...

Zelensky: Rusia mund të nis një tjetër valë sulmesh...

Çfarë fshihet në Zvërnec? Avokati: Ka shkelje ligjore, nuk...

Investimi në Zvërnec/ Inxhinieri i mjedisit: U mundësua pas...

Protesta për Zvërnecin, Sefa: Qytetarët kërkojnë transparencë, çfarë më...

Veliaj: “Mandatin e ardhshëm, të gjithë kontenierët e mbetjeve në zonën e qendrës do të futen nëntokë”

10 Prill 15:50

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zbuluar disa nga pikat kryesore të planit të ardhshëm 5-vjeçar të pastrimit të qytetit, ku një nga risitë është futja nëntokë e të gjithë kontenierëve të mbetjeve në qendër.

 

Teknologjia e re, e cila po kryhet në partneritet me Bashkinë e Veronës dhe të Viçencës, do të mundësojë një qytet edhe më të pastër. Ai siguroi se shërbimi i pastrimit do të ofrohet me të njëjtën cilësi sin ë qendër, edhe në periferi.

 

“Sot qytetarët kërkojnë të njëjtën pritshmëri dhe të njëjtin standard deri në periferi të Tiranës, kur dikur plehrat nuk mblidheshin fare. Makina e pastrimit vinte një herë në 7 ditë. Sot vjen 5-7 herë në javë, deri edhe në fshatin më të largët të Tiranës, për t’u siguruar që i njëjti shërbim, e njëjta cilësi, i njëjti standard që ofrohet në ish Bllok, të ofrohet edhe në periferinë më të largët, sipas frekuencës të mbetjeve që prodhohen”, deklaroi kreu i Bashkisë.

 

Ai nënvizoi se ky model po ndiqet jo vetëm edhe nga qytetet tjera të vendit, por shihet edhe si një nga formulat më të suksesshme të bashkëpunimit në rajon.

 

“Më vjen mirë që një nga projektet tona më të mëdha është kthyer në histori suksesi, që po inkurajohet edhe në qytete të tjera. Sot partneriteti që kemi me Bashkinë e Veronës – dhe më në fund na është bashkuar edhe Bashkia e Vicencës – mbahet si një nga historitë më të suksesshme në rajonin tonë, ku një shembull i mirë i Italisë, me një shembull të mirë të Tiranës, ka prodhuar sukses në zemër të Ballkanit”, u shpreh ai.

 

Veliaj shpjegoi se si do transformohet ky shërbim i rëndësishëm për qytetin në 5 vitet e ardhshme.

 

“Disa nga kontenierët, që janë me kapacitet deri 3800 litra, do të shkojnë në 5 mijë litra, dhe do jenë risia që duam ta zgjerojmë nga qendra e Tiranës deri në periferi, për t’u siguruar që sa më shumë mbetje të jenë nëntokë, edhe për efekt të higjienës dhe erës, edhe për ta bërë punën më të lehtë për të gjithë ata që punojnë me pastrimin. Ambicia jonë është që në mandatin e tretë, të gjithë kontenierët e qendrës së Tiranës t’i kemi nëntokë dhe të kemi një formulë ku, edhe qyteti është më i pastër, edhe punëtorët tanë janë më të mbrojtur, por edhe qytetarët janë më të kënaqur me shërbimin, në një qytet i cili rritet përditë,” tha Veliaj.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Mbetjet nentoke Veliaj

Nga e njëjta kategori

Investimi në Zvërnec, inxhinieri i mjedisit tregon nëse do të preken flamingot

më shumë...

Protestat për Rrjollin dhe Zvërnecin/ “Nuk janë financuar nga Greqia”, aktivistja: S’ka dialog me Ramën, ja çfarë kërkojmë

më shumë...

Zvërneci, Sefa: Investimet e huaja direkte ndihmojë ekonominë

më shumë...

Metani: Nuk duhet hetuar vetëm ai që goditi me grusht protestuesin, por edhe porositësi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

10:52

Trump emëron aleatin besnik Bill Pulte në...

10:47

Rubio: Plani i Trump për Gazën nuk...

10:26

Investimi në Zvërnec, inxhinieri i mjedisit tregon...

10:18

Protestat për Rrjollin dhe Zvërnecin/ “Nuk janë...

9:55

Zvërneci, Sefa: Investimet e huaja direkte ndihmojë...

9:46

Metani: Nuk duhet hetuar vetëm ai që...

9:37

Zelensky: Rusia mund të nis një tjetër...

9:34

Çfarë fshihet në Zvërnec? Avokati: Ka shkelje...

9:32

Investimi në Zvërnec/ Inxhinieri i mjedisit: U...

9:20

Protesta për Zvërnecin, Sefa: Qytetarët kërkojnë transparencë,...

8:56

Negociatat mund të zhbllokojnë përpjekjen e Ukrainës...

8:50

Aksident tragjik në aksin Laç-Patok, humb jetën...

7:38

35 vjetori i PS, Rama: Sot jemi...

7:35

Protesta për Zvërnecin para Kryeministrisë, qytetarët paraqesin...

7:28

35 vjetori i PS, Rama: Kur ra...

7:13

35-vjetori i socialistëve, Rama batutë me Ruçin:...

7:10

Hezbollahu: Ne nuk do të pranojmë një...

6:39

Rama i ftoi në dialog, qytetarët refuzojnë,...

6:32

PS feston 35-vjetorin në Pallatin e Kongreseve,...

6:26

35 vjetori i PS, Namik Dokle: Edi...

Më të klikuarat

  • Ilir Meta lë përkohësisht qelinë për t’i dhënë lamtumirën e...
  • Rama-protestuesve: Hajde flasim! Po nuk deshët, punët i kemi...
  • Aksident fatal në orët e para të mëngjesit në Lushnjë, humb...
  • “Zgjedh të jem në jetë ai që dua”, Visi përplaset me Mozën...
  • Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, rritet nafta d...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.