E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kundërshtuan policinë dhe dogjën kazanët e mbeturinave gjatë protestës, arrestohen dy persona (EMRAT)

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pas protestës së zhvilluar më 27 tetor 2026, përpara godinës së Ministrisë së Arsimit. Të arrestuarit, 49-vjeçarja, Vera Camaj, dhe 27-vjeçari, Besmir Pula dyshohet se kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, kanë hedhur sende të forta në drejtim të ministrisë dhe kanë djegur kazanë për mbeturina. Si pasojë, është dëmtuar prona publike dhe është bllokuar qarkullimi në Rrugën e Durrësit.

Gjatë verifikimeve të mëtejshme, policia ka zbuluar se 27-vjeçari dyshohet se është autor i një vjedhjeje të ndodhur më 23 tetor, në rrugën “Abdi Toptani”. Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se ka vjedhur kasën e një motomjeti, me vlerë rreth 1,000 euro.

Reklamë

Materialet procedurale për të dy të arrestuarit i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për disa vepra penale, mes tyre shkatërrimi i pronës me zjarr, kundërshtimi i punonjësit të policisë, organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme, prishja e rendit dhe qetësisë publike, pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit dhe vjedhja.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.