Veliaj i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kërkon pavlefshmërinë e akteve procedurale të mbledhura nga SPAK

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dorëzuar padi në Gjykatën Kushtetuese për pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të akteve proceduriale të mbledhura nga SPAK gjatë fazës së hetimeve
Në kërkesën e tij, Veliaj kundërshton ligjshmërinë e veprimeve procedurale të organit të akuzës, duke kërkuar që ato të mos prodhojnë pasoja juridike në procesin penal ndaj tij.
Çështja tashmë pritet të marrë në shqyrtim edhe në Gjykatën Kushtetuese, ku do të vlerësohen pretendimet e paraqitura nga Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua më 10 shkurt 2025 nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) dhe Policia e Shtetit me urdhër të SPAK-ut, nën akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe deklarim të rremë ose fshehje pasurie.
/vizionplus.tv




