E premte, 27 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

“Mashkulli duhet të jetë aktiv për çdo grua”, habit Gazmend Ujkashi: Partnerja më thotë se je i lezetshëm edhe kur më tradhton

Kozmetologu Gazmend Ujkashi i ftuar në studion e emisionit “Takohemi n’Vizion” nën moderimin e Fjodora Fjorës u shpreh se është në natyrën e mashkullit të tërhiqet nga femrat e tjera, pavarësisht nëse është i martuar apo jo.

“Mashkulli duhet të jetë aktiv për çdo grua. Ndaj kemi ardhur në këtë jetë. Nuk ka rëndësi, është bashkëshortja apo jo. E ndalon dot ti të pëlqejë ai dikë tjetër? Po të kalojë një femër dy metra, çfarë mendon ti, se kthejnë kokën ata? Pse, kur sheh Cristiano Ronaldon ti, s’të shkon goja lëng”, tha Ujkashi.

Ai foli edhe për përvojën e tij personale, duke pranuar hapur se e konsideron veten një natyrë tradhtare, ndërsa theksoi se pavarësisht tërheqjes ndaj bukurisë femërore, bashkëshortja mbetet në qendër të vëmendjes së tij.

Kozmetologu ndahu në studion e Vizion Plus edhe se çfarë i thotë bashkëshortja. “Gruaja më thotë: Je i lezetshëm kur më tradhton me të tjera”, tha ai.

Reklamë

“Të jesh i pëlqyer, deri ditën që vdes robi do të jetë i pëlqyer. Njerëzit e suksesshëm janë në këtë presion. Nuk duhen marrë bardh e zi. Nëse ti do ta bësh që sytë e tij të shohin vetëm ty, ti duhet të shohësh për këtë gjë. Nga përvoja ime, unë jam natyrë tradhtare. Pëlqej të bukurën. Por sytë e mi shkojnë gjithmonë tek bashkëshortja. Partnerja ime më thotë: ‘Ti je shumë i lezetshëm, edhe kur më tradhton me të tjerat’”, u shpreh kozmetologu në Vizion Plus.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.