Publikohet fotoja e 24-vjeçarit, Kristjan Magjuni, i cili humbi jetën mbëmjen e së shtunës në aksidentin e ndodhur në rrugën e Talës në Lezhë.

 

I riu ndodhej në makinë bashkë me të fejuarën e vëllait të tij, Atjola Ademi, 16 vjeç.Makina tip “Pegeot ” me të cilën po lëviznin, ku drejtues ishte 24-vjeçari ka humbur kontrollin duke u përplasur me murin ndarës të një shtëpie.

 

Ata ishin nisur drejt Talës, ku edhe familja e djalit banonte, për të festuar Krishtlindjet, gjë e cila nuk ndodhi. Ata nuk mbërritën dot pranë familjes ndërsa po i prisnin, në ditën më të rëndësishme të besimtarëve të krishterë, Krishtlindjen, e cila fatkeqësisht ishte e fundit për të rinjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *