Sipërmarrësi i programeve antivirus John Mcafee është gjetur i vdekur në një qeli burgu në Barcelonë. 75-vjeçari u gjet i pajetë vetëm disa orë pasi gjykata spanjolle miratoi ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara për evazion fiskal.

 

Në një deklaratë të publikuar nga avokatët e tij  thuhet se të  dhënat paraprake tregojnë së Mcafee ka kryer vetëvrasje.

 

75-vjeçari  kishte jetuar për vite me radhë në arrati, pasi ndaj tij rëndonin akuzat për evazion fiskal dhe mashtrime me kripto-valutat.

 

Në postimin e tij të fundit në twitter, Mcafee shkroi: “Të gjithë pushteti korrupton. Kujdesuni se ke do të lejoni të ushtrojë demokracinë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *