Këtë të enjte është shënuar viktima e 26 në Shqipëri. Një paciente 64-vjeçare nga Tirana e shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” humbi jetën.

Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik deklaroi se ajo ka pësuar arrest kardiorespirator dhe se vuante edhe nga sëmundje të tjera.

“Mëngjësin e sotëm ka ndërruar jetë një paciente 64-vjeçare nga Tirana e intubuar prej më shumë se 2 javësh. E shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” gjendja shëndetësore e pacientes është përkeqësuar mëngjesin e sotëm dhe ka bërë arrest kardiorespirator. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor të reanimacionit nuk ka mundur të mbijetojë. 64-vjeçarja kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese. Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë semundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.”

Numri i rasteve të reja ishte 24, nga 269 të testuar. Në total në vendin tonë kemi 518 të infektuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *