Subscribe

Vdekja e dy elektricisteve një ditë më parë në fshatin Jagodinë të Roskovecit ka cuar në pranga Drejtorin dhe inxhinierin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit.

Dy punonjësit,Gjergji Duka 50 vjec dhe  Bashkim Saliasi 64 vjec, ishin duke zhvendosur linjat e vjetra në momentin kur ra shtylla e tensionit të lartë. Bashkë me shtyllën ranë edhe dy elektricistet të cilët fatkeqësisht humbën jetën.

Policia në njoftimin për mediat bëri të ditur se drejtori i OST në Fier Andi Prifti dhe inxhinieri Eriseld Lala i dhanë urdhër dy elektricisteve në mënyrë të jashtëligjshme që të punonin në linjën e tensionit të lartë pranë fshatit nënstacionit të fshatit Jagodinë.

 

Njoftimi I policisë:

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në DVP Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorim detyre” shtetasit:
A. P., 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Drejtor pranë OST, Njësia Operative Fier.
E. L., 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Inxhinier pranë OST, Njësia Operative Fier.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë urdhëruar punonjësit e tyre të kryejnë punime në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë, Fier, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen gjatë punimeve shtetasit Gj. D., 50 vjeç dhe B. S., 64 vjeç, punonjës të Njësisë Operative Fier.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për hetime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *