Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili është i zhgënjyer nga drejtësia e re, që sipas tij, duhet të kishte vënë përpara përgjegjësisë zyrtarët e lartë të implikuar në dosjen “184”. Përmes një postimi në “Facebook”, Vasili tha se Struktura e Posaçme Antikorrupsion nuk krahasohet as me Prokurorinë e Krimeve të Rënda që ishte dikur.

 

“Edhe më pesimisti lidhur me drejtësinë e re ka mbetur i habitur, kur ka parë se si kjo drejtësi e re pati kurajon kriminale që të mos fillojë hetimin për dosjen 184, apo thënë thjesht provën më kriminale të shitblerjes së votës nga Rilindja që nga Rama, ministra, deputetë e drejtorë gjithfarësh. Katër vjet e më shumë pas miratimit të reformës në drejtësi dhe ngritjes së institucioneve të reja është zhgënjim i thellë që e ashtuquajtura drejtësi e re është akoma kaq larg edhe drejtësisë së vjetër. SPAK-u është sot kaq mbrapa dhe zhgënjyes dhe s’ka asnjë krahasim me Prokurorinë e dikurshme të Krimeve të Rënda.”

 

Petrit Vasili “shigjetoi” edhe ndërkombëtarët. Sipas tij, ata që duartrokasin për drejtësinë e re, po kryejnë një akt armiqësor dhe po i kundërvihen të gjithë popullit shqiptar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *