Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili bëri publik një email nga Damian Gjiknuri për reformën zgjedhore.

Vasili tha në rrjetet sociale se ky email tregon qartë se mazhoranca nuk kishte asnjë pretendim për ndryshime kushtetuese më 5 qershor kur u dakordësua marrëveshja.

“Rama mashtrues, nuk kishte asnjë pretendim për 5 qershorin! Edi Rama mashtron hapur kur flet për Reformën Zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese e shkatërrimin e marrëveshjes së 5 qershorit. Përfaqësuesi i Ramës në Këshill Politik Damian Gjiknuri i ka konfirmuar me shkrim (e-mail) këtij Këshilli se nuk ka asnjë pretendim për kodin e miratuar konsensualisht sipas 5 qershorit. Ndaj Rama është thjesht një dhunues i Kushtetutës, nje uzurpator pushteti, nje karagjoz politik dhe duhet trajtuar si i tillë.”

Opozita jashtëparlamentare nuk i pranon ndryshimet kushtetuese për lista të hapura dhe heqjen e koalicioneve të miratuara në komision nga mazhoranca dhe opozita brenda Parlamentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *