E premte, 30 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Unë nuk iki”/ Kandidatja e PSD tregon si i rezistoi tundimit edhe pse profesioni lakmohet jashtë

Limonera Bozha, kandidate e PSD në qarkun e Fierit, duke folur në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, theksoi se pavarësisht ofertave që ka patur, nuk do të largohej kurrë nga vendi.

Sipas saj edhe pse profesioni i saj është shumë i lakmuar jashtë, ajo ka vendosur të ndërtojë dhe jetojë jetën në Shqipëri, duke dhënë në çdo moment kontribut.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Si i keni rezistuar tundimit për tu larguar nga Shqipëria?

Reklamë

Bozha: Unë jam nga ata njerëz që e kam thënë se ditën e tretë larg Shqipërisë më merr malli për të dëgjuar shqip. Më vjen keq kur shoh që shumica e brezit tim dhe energjisë janë larguar jashtë për shumë arsye. Unë jam nga ata njerëz që dua që Shqipëria të jetë me shqiptarë. Unë si Limonerë nuk iki, guri i rëndë në vendin e vet.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë