Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Përgjigjja ime” në ERTV, ka replikuar me një komentues i cili e pyet në lidhje me protestën e banorëve të Unazës së Re dhe prishjes së banesave e bizneseve të tyre.

 

Përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, Rama shprehet se shumica e banorëve atje kanë braktisur luftën politike dhe i janë kthyer procedurave ligjore për marrjen e dëmshpërblimeve.

 

“Një parti e tërë politike e ka kthyer zonën e Unazës së re në një betejë të luftës politikë. Tani atje nuk protestojnë më banorët real, hallexhinjtë e ditës së parë. Protestojnë politikanët ata që kanë një hall krejt tjetër nga ai banorëve. Protestojnë bashkë me politikanët zaptuesit me 3,4, 5 e deri me tetë godina pa leje aty dhe në Tiranë. Proteston administrata e protestuesve profesionistë të Bashkisë Kamëz. Grupi i gatshëm që vjen për të mbushur sheshin, dhe po ashtu protestojnë dhe fanatikë të mbledhur andej e këndej nëpër Tiranë që ata luajnë rolin e popullit”.

 

Gjithashtu në përgjigjen e Ramës nuk ka munguar dhe ironia me opozitën, ku u ka bërë thirrje banorëve “të mos bën mish për topat e Lul Kadriut dhe ata që e rrethojnë”. Opozita, sipas Ramës, e vetmja gjë që bën është t’i hedhë benzinë zjarrit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *