Subscribe

Faza e tretë e rihapjes graduale pas izolimit nga pandemia, u shoqërua me shtimin e infeksioneve në disa vende të rajonit. Por ky nuk ishte rasti i Malit të Zi, i cili deri më tani konsiderohet një shembull suksesi në Ballkanin Perëndimor. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq shprehet se vendi ka nevojë për turistë më shumë se kurrë dhe garanton se siguria është maksimale.

“LORO NREKIQ

KRYETAR I KOMUNES SE ULQINIT

Nuk ka asnjë rast sepse ka kaluar koha e inkubacionit, asnjë rast të ri nuk ka në Komunën e Ulqinit, as në Mal të Zi. Do të thotë tash e 30 ditë nuk ka asnjë të infektuar, vetëm një i importuar ka qenë një rast që ka ardhur nga Bosnja dhe ai është i izoluar dhe nuk ka pasur kontakt me askënd…150 përqind, do të thotë siguria e plotë”.

Edhe në Ulqin, ashtu si në shumë vende të tjera, në këtë kohë pandemie, strategjitë e turizmit do të jenë më miqësore.

“Ka një zbritje edhe komuna e Ulqinit, por edhe të gjitha subjektet turistike, duke filluar prej hoteleve, plazhisteve, prej të gjitha atyre zinxhirit të ekonomisë të Komunës së Ulqinit. Ka me qenë për të gjithë vizitorët që e vizitojnë Komunën e Ulqinit 20 përqind më e lirë se vjet”.

Ndërkohë në Kosovë kanë mbërritur udhëtarët e parë pasi aeroporti “Adem Jashari” ka nisur fluturimet këtë të diel. Edhe në Greqi situata epidemiologjike duket e qetë, ndërsa në Maqedoninë e Veriut nga ku do të nisin edhe fluturimet nga data 1 korrik, bilancet janë rënduar.

Përvec kësaj, autoritetet shëndetësore po përballen edhe me refuzimin e qytetarëve për t’u vetëizoluar, në rastet kur kjo bëhet e detyrueshmë në varësi të gjendjes shëndetësore. Kryesisht në Shkup, qindra banorë kanë dhënë adresa të pasakta të banimit, rrjedhimisht vendimet e karantinimit janë ktheyr mbrapsht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *