Dy vitet e fundit në lagunën e Kunës në Lezhë, ndotjet kanë qenë masive duke u kthyer në një shqetësim serioz për sezonin turistik por edhe banorët e kësaj zone. Sipas banorëve, shkak për këtë situatë është bërë derdhja e ujrave të zeza në lagunën e Kunës.

 

E gjithë sipërfaqja e lagunës është mbuluar nga algat, të cilat më pas derdhen në det duke e bërë gjithë bregdetin të pa frekuentueshem.

 

Janë banorët e zonës ata të cilët shprehen më të shqetesuar për situatën e krijuar pasi po përseritet sërisht e njëjta situatë me atë  të vitit të kaluar.

 

Sipas speciaslitit të mjedisit, Jak Gjini kemi të bëjmë një kënetizim ekstrem që sjell impakte të shumllojshme si në ekonomi por edhe në të gjitha familjet që ndodhen pranë lagunës.

 

Gjini bën thirrje emergjente për ndërhyrje për të ndaluar shkarkimin e ujrave të zeza në lagunë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *