E mërkurë, 30 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

E Premtja e Zezë, besimtarët ortodoksë në Korçë mbajnë shërbesën për Epitafin

Qindra besimtarë ortodoksë janë bërë pjesë e së premtes së zezë që simbolizon vdekjen e Jezu Krishtit.

Rrugëtimi i Epitafit ka filluar me grumbullimin e besimtarëve ortodoksë të pesë kishave në sheshin përballë katedrales “Ringjallja e Krishtit”.

Reklamë

Më pas besimtarët por dhe shumë qytetarë korçarë përfshi këtu edhe ata të besimeve të tjera fetare kanë lëvizur përgjatë pedonales dhe bulevardeve “Fan Noli” e “Republika” në 14 ndalesat e mundimeve të Jezu Krishtit.

Ceremoninë e së Premtes së Zezë e ka drejtuar Mitropoliti i Korçës dhe Voskopojës Hirësia e Tij Imzot Joan Peleshi.

Epitafi simbolizon rrugëtimin e mundimshëm të Krishtit deri në kryqëzimin e tij./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë