Miliarderi amerikan Elon Musk hedh dyshime mbi saktësinë e testeve për koronavirusin.

Musk shpërndau një postim në “Twitter”, i cili shkaktoi reagime të shumta. Ai tha se nga katër teste që ka kryer brenda një dite, dy i kanë rezultuar pozitivë me Covid dhe dy negativë. Bëhet fjalë për testet e shpejta antigjene.

“Po luhet një mashtrim. Sot bëra testin për Covid-19 katër herë: dy dolën pozitive, dy negative. E njëjta pajisje, e njëjta provë, e njëjta infermiere. Test i shpejtë i antigjenit nga BD”

Ai shtoi mes të tjerash se deri më tani nuk ka treguar ndonjë simptomë të pazakontë, përveç simptomave tipike të ftohjes. Musk deklaroi se ka kryer në dy laboratorë të ndryshëm testet e reaksionit zinxhir polimeraz (PCR) dhe se rezultatet do të përcaktohen brenda 24 orëve.

Disa komentues i quanin postimet e Musk “të papërgjegjshëm”, teksa i bënin thirrje që të mos ushqente dyshime tek njerëzit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *